Pasó – Euro 2020

Aulona Musta mes dy dashurive?!

Sot në “Paso Euro 2020” është diskutuar për situatën e skuadrave, pasi çdo ditë që kalon ngushtohet edhe më shumë rrethi i skuadrave që do të vazhdojnë rrugëtimin në kampionat. Nga lidhja telefonike, i ftuar Redi Jaupi tregoi se Portugalia nga një skuadër favorite, pas ndeshjes me Hungarinë humbi shumë pikë.

Teksa, gjithashtu e ftuar në një lidhje telefonike ka qenë  Aulona Musta për të folur rreth skuadrës për të cilën ajo bën tifo. Prezantuesja ka treguar skuadrën e zemrës, që është Gjermania për të cilën u shpreh se as vetë nuk e dinte se si nisi ‘dashuria’.

As vetë nuk e di në fakt si u bëra. Ishte adrenalina e moshës dhe meqë babi ishte me Gjermaninë, u bëra dhe unë. Unë kam qenë gjithmonë me Brazilin. Këtë kampionat e kam tradhëtuar. Kur ka Botëror jam me Brazilin. Jam mes dy dashurive. 

Teksa, nuk mund të kalonte pa u pyetur për futbollistin e saj të preferuar, Aulona nuk qëndroi pa përmendur dhe skuadrën e saj të zemrës, Interin.

Si futbollist më pëlqen Lukaku i Belgjikës. Ai luan gjithashtu me Inter-in. Jam tifoze e çmendur e Inter-it nuk mund të qëndroj pa gjetur diku rrënjët e mia.