Celebrities Gossip Showbiz

Bashkë në koncert, Ledri Vula në bashkëpunim me artistin e njohur shqiptar?

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Artisti vazhdimisht ka qenë pjesë e tregut muzikor duke sjellë projekte shumë të suksesshme. Më i fundit ka qenë ai në bashkëpunim me RZON ‘Rebele’, e cila ka dy javë që është publikuar dhe ka kaluar 1 milion shikime.

E padyshim mes artistëve duetet janë shumë të preferuara nga ndjekësit e tyre e një postim i fundit i Ledrit na ngre dyshimet se mund të kemi një surprizë prej tij dhe mikut e njëkohësisht artistit të madh, Ermal Fejzullahu. Dyshja janë nisur së bashku për një koncert në Itali dhe nuk kanë ngurruar të ndajnë me ne një ‘selfie’ që na bën të shpresojmë se mund të presim një këngë prej dyshes.

Shpesh i shohim artistët që reklamojnë një jetë luksoze në rrjete sociale dhe ‘përkëdhelin’ veten me dhurata të ndryshme e kështu ka bërë dhe Ermali, i cili na ka zbuluar surprizën më të veçantë që i ka bërë vetes dhe është pikërisht një automjet i tipit ‘Range Rover’.