BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

BBV – Live nga Shtëpia/ Heidi Baci: “Vajza më inteligjente në shtëpi është…”!

Në Top Albania Radio po vijon transmetimi i ‘Big Brother Live nga Shtëpia’, që do t’ju bëjë shoqëri deri në 18:00, një emision radiofonik nga shtëpia më e famshme në vend. Personazhet më të komentuar rivihen në rolet e prezantuesve e të ftuarve, me plot të papritura dhe emocione.

E pyetur nga Juli se cila nga vajzat e shtëpisë është më inteligjente, përveç Eglës, Heidi u përgjigj:

Heidi: Inteligjenca e ka lënë këtë shtëpi. Shyqyr që kemi Eglën. Ka ikur. S’ka inteligjencë më.

Juli: S’ka ardhur fare domethënë?

Heidi: Nuk është se nuk ka ardhur. Në këtë moment në shtëpi goca inteligjente…Veten nuk e fus, nuk e kam atë. Shyqyr që kemi Eglën që e rrit.

Egla: Faleminderit pvr konsideratën, por nuk e quaj veten inteligjente.

Juli: Edhe unë thashë ‘përveç Eglës’ se e dija që do të thoje Eglën.

Më tej, Heidi shtoi:

Inteligjenca është gjë shumë e rrallë. Të kesh njerëz dhelpra ka ndryshim. Djallëzia ka shumë. Të jesh dinak dhe i djallëzuar dhe të të shkojë mendja, aty ka shumë. Por inteligjenca është gjë tjetër. Komplet gjë tjetër. Mua duhet të më thuash inteligjente, jo dinake. Dinake është ofendim.