Bota

BE-ja me marrëveshje mbi kufirin e çmimit të naftës ruse!

Paraprakisht, Bashkimi Europian ra dakord të vendosë kufi të çmimit prej 100 dollarësh për fuçi për shitjet e naftës ruse. Masa lidhet me embargon e Unionit për karburantin. Kjo synon dhënien fund të varësisë energjetike nga Rusia, si dhe të kufizojë paratë që Moska merr për të financuar luftën në Ukrainë.

Para hyrjes në fuqi ditën e nesërme, diplomatët vendosën kufirin për karburantin rus të naftës e të avionëve, si edhe për benzinën. Synohet të zvogëlohen të ardhurat e Rusisë. Kufiri prej 100 dollarësh për fuçi zbatohet për naftën ruse dhe karburantet e tjera që shiten më shumë se nafta e papërpunuar e përdorur për prodhimin e tyre.

Zyrtarët ranë dakord për një kufi prej 45 dollarësh për fuçi për produktet ruse të naftës që shiten për më pak se çmimi i naftës së papërpunuar. Marrëveshja vjen pas një dakordësie të ngjashme të G7-ës, për të kufizuar çmimin e naftës së papërpunuar ruse në 60 dollarë për fuçi.

Të gjithë kufijtë e çmimeve do të zbatohen shoqëruar me një kërkesë për transportuesit e siguruesit, kryesisht me bazë në botën perëndimore, që të respektojnë sanksionet dhe të trajtojnë produktet e naftës me çmime vetëm me ose mbi kufijtë. Rusia ka thënë se nuk do t’u shesë vendeve që i binden kufirit, por për shkak se nafta e saj shitet për më pak se 60 dollarë për fuçi, ajo ka vazhduar të furnizojë tregun global.

Klientët joperëndimorë që nuk e kanë ndaluar naftën ruse, kufiri i çmimeve i inkurajon të kërkojnë ulje, ndërsa evazioni i mundshëm mbart kosto shtesë.  Ambasadorët e 27 vendeve të BE-së e parashtruan vendimin dhe qeveritë kanë kohë deri sot për të reaguar. Nuk pritet ndryshim në marrëveshje.

Vazhdimisht, Europa ka reduktuar furnizimet me naftë nga Rusia. Çmimet janë rritur që kur rusët pushtuan Ukrainën, rreth një vit më parë. Nëse kufiri funksionon e nafta ruse vazhdon të rrjedhë, çmimet e karburantit nuk parashikohet të rriten në qiell, sipas analistëve. Europa mund të marrë furnizime alternative me naftë nga SHBA-të, India e Lindja e Mesme e Rusia të kërkojë klientë të rinj jashtë Europës.