Bota

BE verifikon ‘Booking’/ Platforma të jetë transparente dhe të ofrojë më shumë mundësi!

Platforma më e madhe e rezervimeve për dhoma dhe hotele pushimesh Booking, është nën vëzhgim nga Komisioni Europian. Sipas Aktit të Tregjeve Digjitale, platforma duhet të ofrojë më shumë fleksibilitet për përdoruesit.

Platforma dixhitale e rezervimeve të hoteleve dhe dhomave, Booking është nën vëzhgim e Komisionit Europian për zbatim të Aktit te Tregjeve Digjitale. Akti I miratuar nga BE në korrik të 2022, synon të sigurojë konkurrencë të ndershme në sektorin digjital. Duke synuar kompani specifike të mëdha të platformave online, të cilat kanë fuqi të konsiderueshme, sipas aktit, platforma Booking, duhet të mundësojë kushte më të favorshme për operatorët hotelierë dhe qiradhënësit e dhomave të pushimeve.

Me rregullat e reja, konsumatorët që përdorin Booking për akomodim do të kenë më shumë zgjedhje dhe liri. Për më tepër, platforma duhet të sigurojë më shumë fleksibilitet kur bëhet fjalë për kushtet e rezervimit dhe anulimit.

Booking konsiderohet një lider në sektorin e udhëtimeve dhe turizmit në tregun europian. Kompania do të ketë një afat deri në gjashtë muaj për të përshtatur ndryshimet e reja të cilat duhet të përputhen me rregullat e Aktit Digjital.

Nën shinjestër është edhe kompania e manjatit të teknologjis Elon Musk, X . Ish tWiteri është nënë shqyrtim nëse përfshihet në rregulloren, me Musk që mohon akuzat për dominancë të tregut duke cituar shërbime digjitale të ngjashme si Threds dhe Mastdon, pavarsisht numrit konsiderueshëm më të lartë të përdoruesve të X krahasuar me kompetitorët.

Me këtë ligj, Brukseli ka aplikuar masa kufizuese për kompani të mëdha digjitale si Apple, Amazon, ByteDance, Meta, Microsoft dhe kontrollin prindëror të Google dhe TikTok, dy liderat e vetëm që ofrojnë këtë shërbim në navigimin e ëebit.

Procedurat kundër Apple, Google dhe Meta për shkelje të mundshme janë duke u zhvilluar. Nëse këto akuza mbështeten, kompanitë mund të gjobiten deri në 10% të të ardhurave të tyre globale, ose në raste ekstreme , Komisioni i BE-së mund të urdhërojë edhe shpërbërjen e tyre.