Horoskopi

Bëni valixhet gati dhe mos harroni të merrni me vete edhe mikun tuaj që i përket kësaj shenje të zodiakut!

Me ardhjen e verës të gjithë ne fillojmë dhe mendojmë se ku do t’i kalojmë pushimet dhe mbi të gjitha, më e rendësishmja më cilët persona. Duke u bazuar tek shenja juaj e zodiakut, ja se me cilët shenja do të përshtateshit për të kaluar pushimet e ëndrrave:

Dashi

Dashi dëshiron të jetë vazhdimisht në lëvizje. I pëlqen të udhëtojë shumë, por nuk mund të qëndrojë gjatë në një vend. Ka edhe nga ato momente që dëshiron të shpëtojë nga të gjithë dhe nga gjithçka dhe vendos të udhëtojë vetëm.

Shkoni me pushime me Binjakët ose Shigjetarin.

Demi

Demit i pëlqen udhëtimi me njerëz të paktë dhe të përshtatshëm, të vizitojë një vend që është i njohur për të dhe ku e di se do të mund të shijojë rehati, kënaqësi dhe luks. Ai dëshiron të vizitojë vende ku nuk do të vuajë.

Shkoni me pushime me Gaforren ose Bricjapin.

Binjakët

Binjakët janë duke udhëtuar vazhdimisht në vende të reja. I pëlqen të vizitojë vende me histori, dëshiron të njohë kultura të reja dhe është i mendimit se udhëtimet janë burim njohurish.

Shkoni me pushime me Luanin, Ujorin.

Gaforrja

Do të shkojë në një vend të panjohur nëse ka me vete njeriun që do dhe që e di me siguri absolute se kudo që të shkojë me të, do të kalojë shumë mirë.

Shkoni me pushime me Virgjëreshën ose Peshqit.

Luani

Luani dëshiron të udhëtojë në vendet më magjepsëse. Ai dëshiron të fotografohet dhe të tregojë se sa shumë argëtohej në udhëtimet e tij.

Shkoni me pushime me Dashi, Peshorja.

Virgjëresha

Virgjëreshës i pëlqen të udhëtojë, për sa kohë që ka qetësi shpirtërore. Domethënë, ai dëshiron të udhëtojë vetëm ose me disa miq të mirë, me të cilët ka të njëjtat hobi. Atij i pëlqen të shijojë natyrën, qetësinë dhe historinë. .

Shkoni me pushime me Akrepin ose Demin.

Peshorja

I pëlqen të vizitojë vende kozmopolite ku mund të shijojë bukurinë e natyrës, argëtimin dhe jetën e natës.

Shkoni në pushime me Binjakët, Shigjetarin.

Akrepi

Akrepi vende të izoluara, të largëta, ku shkojnë pak njerëz. Megjithatë, ai preferon të udhëtojë vetëm.

Shkoni me pushime me Gaforren ose Bricjapin.

Shigjetari

Shigjetari pëlqen të udhëtojë, është vazhdimisht në lëvizje dhe gjithmonë viziton një vend të ri. Për Shigjetarin, udhëtimi është një burim njohurish dhe përvojash.

Shkoni me pushime me Luanin, Ujorin.

Bricjapi

Në mënyrë që një Bricjap të udhëtojë, ai duhet ta ketë planifikuar atë mjaft kohë përpara, në mënyrë që të ketë rregulluar të gjitha punët e tij. Nuk i pëlqen zhurma, lëvizjet e shumta dhe turmat, ndaj viziton vende të qeta ku mund të çlodhet.

Shkoni me pushime me Peshqit, Virgjëreshën.

Ujori

Ujori është mjaft i paparashikueshëm, i pëlqejnë surprizat. Ujorit i pëlqejnë udhëtimet e papritura dhe të paplanifikuara. Ai bëhet menjëherë shpirti i grupit dhe të gjithë kalojnë shumë mirë me të.

Shkoni me pushime me Dashi, Peshorja.

Peshqit

Jepini Peshqve detin dhe do të jetë mirë. I pëlqen të organizojë ekskursione, të gjejë plazhe unike dhe të shijojë detin. Ai viziton vende idilike, të cilat gjithashtu do t’i marrin mendjen dhe do ta ndihmojnë të ndryshojë plotësisht performancat. Ai konsiderohet si shoqëruesi më i mirë i udhëtimit, pasi nuk thotë kurrë jo.

Shkoni me pushime me Demin, Akrepin.