Celebrities Lancio Music

Benny Bee për TAR/Nga finalist i The Voice of Albania e deri në publikimin e një projekti të suksesshëm!

I ftuar në emisionin “Lancio” ishte artisti Benjamin Ajrulahi apo siç njihet me emrin e tij të artit si Benny Bee për një intervistë ekskluzive. Ai ka punuar me disa Labels të njohur si producent dhe autor këngësh për shumë artistë të mëdhenj. Aktualisht punon në një studio muzikore, si këngëtar, producent, kantautor dhe inxhinier tingulli.

Si fillim, përse emri i tij artistik është Benny Bee?

‘Bee’ është si bleta punëtore. Domethënë jam shumë puntor, po e lavdëroj tani veten. Këtë emër ma ka lënë një producent i Sony Music që kemi bashkëpunuar. Unë e nxita atë që të punonte për këngë të reja dhe më tha atëherë “Beeny Bee duhet ta kesh emrin artistik” dhe mbeti ashtu.

Benny Bee është një nga hyrjet më të reja në Top Awards. Ai ka ardhur së fundmi me projektin e tij muzikor titulluar “Pa Mu”, të cilin ai e sjell edhe si shkrirje të këngës “Pashë dy sytë në ballë”. Si erdhi realizimi i kësaj kënge?

Ka qenë shumë spontane. Ne të gjithë jemi në TikTok dhe shikojmë gjëra. Pashë një vajzë që e kishte bërë cover këtë këngë. Pastaj mora vokalin e saj dhe fillova të krijoj beat-in. Më pas, pashë që kënga poo bëheshe akoma edhe më e mirë e futa tekstin tim. Thashë që kjo duhet publikuar me patjetër.

Edhe pse ai është një artist i ri në tregun muzikor, Benny ka një rrugëtim të gjatë që e ka zanafillën që nga pjesëmarrja e tij në The Voice of Albania.

Po, në vitin 2013 kam qenë pjesë e The Voice of Albania në edicionin e tretë. Dola finalist. Isha në skuadrën e Sidrit Bejlerit dhe ishte një nga eksperiencat e mia më të mira në jetë. Këto 10 vite kanë qenë perfekte. Rrugëtimi im ka filluar prej Top Channel në The Voice, që ma ka dhënë mundësinë që të tregoj talentin. Prej The Voice mund ta them se mu kanë hapur shumë dyer dhe kam vazhduar me muzikën deri më sot. Nuk jam ndalur.