Aktualitet Politikë

Berisha “rithemelon” Rithemelimin, Bardhi dhe Gjekmarkaj bëhen nënkryetarë! Ja cilët deputetë futen automatikisht në Kryesi!

Top Channel ka mësuar se kryesia e Sali Berishës do të zgjerohet edhe me emra te tjerë të grupit të Gazment Bardhit.

Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj do të marrin postin e nënkryetarit, duke e u ulur krah dy funksionarëve të tjerë, Luçiano Boci dhe Oerd Bylykbashi që e mbajnë prëj dy vitesh këtë post në partinë e Berishës.

Në mbledhjen e Këshillit që Rithemelimi mban të martën pritet të miratohen ndryshimet në statut që bëjnë nënkryetar të PD së Rithemelimit Gazment Bardhin, (si kryetar i Grupit Parlamentar) dhe Agron Gjekmarkaj (si nënkryetar i Kuvendit).

Kryesia e Berishës do të zgjerohet edhe me emra të tjerë të grupit Bardhi, pasi në të do te përfshihet edhe kryesia e grupit dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare.

Mes emrave që do të futen janë edhe Ervin Salianji si zv kryetar grupi parlamentar dhe Jorida Tabaku, që mban postin e kryetares së Integrimit. Gjithashtu, pjesë do të jetë edhe Zheni Gjergji, që drejton Komisionin e Shëndetësisë.