Celebrities Pardon My French Showbiz

Bjordi Mezini flet për Luizin si aktor dhe tregon aktoren më hot të serialit H.O.T!

I ftuari i parë i pasdites së sotme në Top Albania Radio, në emisionin Pardon My French, ishte ish banori i ‘BB VIP 2’ dhe regjisori i njohur Bjordi Mezini. Bjordi e nisi intervistën duke folur fillimisht për sezonin e dytë të serialit H.O.T.

Ka qënë një periudhë shumë e ngarkuar për mua me xhirimet e sezonit të dytë të serialit H.O.T, i cili nisi këtë të dielë në Top Channel. Menjëherë pas daljes time nga Big Brother Vip 2, kam filluar punën për serialin. Ka pasur raste kur jam nervozuar sepse kemi xhiruar në mënyrë intensive. Kanë ndryshuar aktorët dhe atmosfera në këtë sezon të ri. Kemi pasur një feedback pozitiv deri më tani. Ermali më mori në telefon dje, edhe ai ishte shumë i lumtur.

Kush mendon se është vajza më hot e serialit H.O.T?

Inis Gjoni, e thashë. (qesh)

I pyetur rreth BB VIP 3 dhe se kush mund ta fitojë, Bjordi u shpreh:

Është akoma herët për të caktuar një fitues por mund të them që në finale shikoj padyshim Romeon, Heidin nëse i luan mirë kartat që ka, dhe Julin, edhe pse mendoj që Juli do ta ketë më të vështirë rrugën drejt finales.

Nëse do të bëhej një film për Big Brother Vip, si do të ishte në mëndjen tënde?

Mendoj se personazhi i Luizit do të ishte intersant sepse ka një histori që përpara se të hynte në Big Brother, por nuk do të vendosja Luizin si aktor për të luajtur personazhin e tij. Jo se kam diçka me Luizin pasi më ka pëlqyer se si ai ka luajtur në filmin ‘Në Kuadër Të Dashurisë’!

A të ka marrë ndonjë nga banorët këshilla përpara se të hynin në BB VIP?

Mbaj mend Arjolën në edicionin e parë dhe Gracianon përpara se të hynte në këtë edicion. Mund të duket pak klishe, por këshilla më e mirë është të jesh vetvetja.

Nëse të vjen sërish një ftesë, do hyje në BB VIP?

Mendoj që jam pak i plakur për histori dashurie brenda shtëpisë. (qesh)

I pyetur në lidhje me projektet e reja, Bjordi tha:

Do bëj fillimisht pak pushim por kam dy projekte të reja në sferën e serialeve sërish.