Tech Travel

Boeing i jep lamtumirën aeroplanit gjigant 747!

Boeing i jep sot lamtumirën modelit më të famshëm të aeroplanit 747. Që nga viti 1969, aeroplani gjigant 747 ka shërbyer si një aeroplan mallrash, si dhe një aeroplan komercial i aftë për të transportuar afro 500 pasagjerë. Gjithashtu u përdor për transport për anijet kozmike të NASA-s dhe aeroplanin presidencial Air Force One.

Ai revolucionarizoi udhëtimet, duke lidhur qytetet ndërkombëtare që kurrë më parë nuk kishin pasur rrugë direkte dhe ndihmoi në demokratizimin e fluturimeve të pasagjerëve. Por gjatë 15 viteve të fundit, Boeing dhe rivali i tij evropian Airbus kanë prezantuar aeroplanë më fitimprurës dhe ekonomikë me trup të gjerë, me vetëm dy motorë në vend të katër motorëve të 747. Analisti i aviacionit Richard Aboulafi tha:

Nëse e dashuroni këtë punë, atëherë i frikësoheni këtij momenti. Askush më nuk i dëshiron aeroplanët me katër motorë, por kjo nuk e shlyen faktin se i ka kontribuar zhvillimit të industrisë.

Rikujtojmë, se NASA ka njoftuar një plan miliarda dollarësh për të zhvilluar një aeroplan futuristik që synon transformimin e industrisë së aviacionit dhe reduktimin e ndjeshëm të emetimeve të linjave ajrore komerciale. Agjencia hapësinore amerikane do të investojë 425 milionë dollarë gjatë 7 viteve në projektin Sustainable Flight Demonstrator, ndërsa Boeing dhe partnerët e tjerë do të kontribuojnë me 725 milionë dollarë të tjerë.