Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

Bora Zemani tregon të vërtetën nëse është shtatzënë apo jo në emisionin “Cherry On Top”!

Bora Zemani, moderatorja e “Cherry On Top”, ka sqaruar në emision se nuk është shtatzënë. Në hyrje të emisionit, teksa lexon disa nga komentet që ndjekësit e saj kanë bërë për nisjen e këtij emisioni të ri në Top Channel, thotë se do nuk është akoma shtatzënë. Komenti ishte:

Një qershi e kuqe, mos s’mbaj duart te barku se na fiksove tani.

Ndërsa ajo iu përgjigj:

Dua të them që kam rreth dy vite që i vë me shumë frikë duart në bark, sepse në momentin që prek barkun me duar ‘jam menjëherë shtatzënë’. Nuk jam akoma shtatzënë. Në momentin që do jem shtatzënë do e tregoj sepse një lumturi kaq e madhe nuk mbahet vetëm për vete.

Bora, e cila ka edhe një djalë, Arborin, është në një lidhje romantike me Donald Veshajn.