Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.
Mbrëmjen e djeshme Butrinti ka festuar në dasmën e vëllait të tij të madh dhe këtë na e ka treguar me anë të disa postimeve në Instagram, ku edhe miku i tij Don Xhoni ka qenë pjesë e festës. Ama duket se pas vëllait të tij është rradha e Butrintit që t’i japë fund beqarisë, pasi buqeta e nuses kishte rënë në duart e tij e këtë na e ka treguar vetë ai duke postuar një foto dhe shprehet se tashmë është rradha e tij.

Para pak orësh Butrinti ka trazuar sërish rrjetin duke postuar një video me një vajzë misterioze teksa shfaqet duke u hedhur nga jahti të kapur përdore. Artisti nuk ka zgjedhur të tregojë diçka krahas, duke na lënë të dyshojmë nëse është ndonjë pjesë nga videoklipi i këngës që do të publikojë apo mos ndoshta Butrinti po na zbulon të dashurën e tij.