2020 ishte një vit për të cilin vështirë të gjehen fjalët. Mes humbjesh të njerzve të dashur, humbjes së punës, dëshirës për të vazhduar, e kemi gjetur forcën për të ecur përtej.
Top Albania Radio po ashtu në 2020 gjeti forcën për të vazhduar mes çdo pengese fizike e jo, mes fjalëve që thoshin se ‘Radio ka vdekur’ dhe “Vulgariteti është mbret i medias” – Radio është “Cool Again”. Ajo që na ka surprizuar këtë vit është fakti që kemi gjetur forcë të qeshim, ndaj këtë duam ta ndajmë me ju.
Surpriza e fundit e 2020, përpara se të nisni darkën që ju bën bashkë, rrugës për në shtëpi do shkriheni me qyfyret e thëna dhe të pa thëna në Top Albania Radio.