Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

“Çfarë bën o kafshë?!”, Liami përplas filxhanët dhe u derdh kafet banorëve!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Një debat i ashpër mes banorëve ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP 3 në Top Channel. Ka qenë Liami ai i cili teksa Graciano me banorët e tjerë po bisedonin u ka derdhur filaxhanët e kafesë që po pinin. Banorët i kanë kërkuar menjëherë llogari Liamit i cili tha se veprimin e bëri pasi i kishte dëgjuar teksa flisnin për të.

Liami: Turp të keni!

Graciano: O boll me këto budalliqe se na e shpifët.

Erjola: Çfarë bën o kafshë?!

Liami: Mos flisni për mua.

Graciano: Po ik ore ti ik, kështu ekzistohet këtu?

Liami: Për mua pra po flisni keni 3 orë aty, bëhuni njerëz të hajrit.

Graciano: Eja këtu, çfarë po bën more, kujt ia bën këtij gjesti? Po flisja për gjërat e mia.

Liami: Iu dëgjova me veshët e mi se çfarë thatë. Dëgjova emrin tim aty, turp të keni se kam 3 iorë që iu dëgjoj. Po bëj stërvitje se jam i nevrikosur.