Celebrities Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, ka marrë një vendim surprizues në lidhje me rrjetet sociale. Ajo ka vendosur që të heqë të gjithë personat që ndiqte nga lista e saj e ndjekësve në Instagram, duke lënë vetëm tre llogari. Detaji që bie më shumë në sy është se ajo nuk e ndjek partnerin e saj, Kreshnik Gjergji, në Instagram.

2. Selena Gomez ka lënë të nënkuptohet se albumi i saj i ardhshëm mund të jetë i fundit për të pasi këngëtarja por konsideron të fokusohet më shumë tek aktrimi. Këngëtarja amerikane 31-vjeçe, u bë fillimisht e famshme si një aktore në “Disney Channel” para se të prezantohej si një këngëtare e muzikës pop, duke publikuar disa hite muzikore si “Hands to Myself”, “Rare” dhe “Bad Liar”. Në 2020 ajo prezantoi një shfaqje gatimi, “Selena +Chef” dhe një vit më pas ajo mori vlerësime të shumta për rolin e saj kryesor në komedinë “Only Murders in the Building”, përkrah Steve Martin dhe Martin Short. Në një intervistë të dhënë së fundmi për podcasti “SmartLess”, Gomez ka shpjeguar se ajo dëshiron të fokusohet vetëm në një gjë.

3. Belén Rodriguez ka konfirmuar zërat për një lidhje mes ish-bashkëshortit të saj, Stefano De Martino me Alessia Marcuzzi, prezantuese, aktore dhe modele. Belén konfirmoi thashethemet përmes një komenti në llogarinë e saj në Instagram, duke konfirmuar romancën mes tyre.

4. Në maratonën e fundvitit të Top Albania Radios të 100 këngëve më të mira shqiptare dhe të huaja, ka qenë në një lidhje telefonike këngëtarja Ronela Hajati. E pyetur nëse do të donte ta përjetonte sërish Eurovisionin, ajo është përgjigjur:

Janë emocione të niveleve që ti nuk i koncepton dot. Do ta përjetoja sërish por nuk e di deri më tani. E kam me qejf edhe pse nuk ka ndodhur të shkojë 2 herë i njëjti këngëtar në Eurovizion.

5. Më 13 janar nis transmetimin edicioni i tretë i “Big Brother VIP”. Prej disa kohësh po përflitet për banorët që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por jo vetëm kaq, pasi është folur shumë edhe në lidhje me personin që do të moderojë këtë edicion të reality show-t. Këtë detaj e ka zbuluar producentja e mirënjohur, Sara Hoxha, teksa ishte e ftuar në emisionin “Më lër të flas”. Sara Hoxha konfirmoi se Ledion Liço do të jetë moderatori i “BBV3”, duke u rikthyer më në fund në ekranin e çdo shqiptari.

Ndërkohë një ditë më parë u tha se “Fan Club BB VIP” do ta moderojë këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Enxhi Nasufi. Kjo e fundit është pyetur nga kolegët e saj në “Wake Up” nëse është i vërtetë lajmi. Për këtë Enxhi është përgjigjur:

Nuk di gjë nëna juaj. Jua dhashë përgjigjen.

Ndërsa e pyetur nga Blendi Salaj nëse do donte ta moderonte, ajo tha:

Sigurisht që po! Po, pranoj të martohem me “Big Brother Fan Club”, meqenëse ka qenë dhe vit propozimesh.