Celebrities Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Anxhi Qerimi, mikesha e Rikes, banores së Big Brother VIP, e ftuar në “Shqipëria Live”, tregoi disa sekrete të vërteta për të. Ajo tregon se Rikja para se të futej në Big Brother po njihej me dikë tjetër, ndërsa thotë se nuk ka pëlqim as për Meritonin dhe as për Romeon, me të cilët ndoshta pa dashur është futur në një trekëndësh dashurie. Anxhi tha:

Rikja po njihej para se të hynte, në një periudhë shumë të shkurtër me këtë djalin, por jo se ka ndonjë marrdhënie jashtë shtëpisë.

2. Banorët e BBV3 Ilnisa, Fatjoni dhe Juli të ulur ballë përballe me njëri-tjetrin në një darkë, kanë treguar eksperiencat e tyre më të çuditshme dhe të bukura seksuale që kanë përjetuar gjatë jetës. Fatjoni shprehet se ka kryer marrëdhënie në pallatet e Enverit, Juli tregon se ka kryer marrëdhënie në gardërobën e shtëpisë. Ndërsa Ilnisa shprehet se nuk ka një vend të çuditshëm, sepse sipas saj, ajo nuk shquhet për ekstravagancë.

3. Supermodelja Heidi Klum është e martuar me Tom Kaulitz, i cili është 17 vite më i ri dhe së fundmi ka folur për jetën e tyre seksuale. Klum ishte e ftuar në podcastin “Call Her Daddy” dhe fillimisht foli për burrin e saj të parë. Më pas ajo foli për jetën e saj seksuale me Tom Kaulitz. “Kalojmë orë të tëra në dhomën e gjumit. Kur shikoj bashkëshortin, më vjen dëshira për të bërë seks”,-tha Heidi dhe zbuloi se vendet më të çmendura ku ajo bënte dashuri ishin avioni privat dhe deti. Gjithashtu, në podcast, Heidi zbuloi se ajo dhe burri i saj përdorin lodra seksi.

Sigurisht që po, pse jo? 

4. I ftuar në “Big Brother Radio” para disa ditësh ishte Alfio Rrotani. I eleminuar disa ditë më parë nga “BBV3”, Alfio përshkroi këtë eksperiencë të veçantë. A do lidhej ai brenda “BBV3” nëse do kishte qëndruar më gjatë?!

Unë e kam thënë gjithmonë, po të ishte ndonjë vajzë që për mua do ia vlente, sepse kam disa kritere… Në radhë të parë është bukuria që reflektohet në shijet e mia. Shoh pjesën e inteligjencës dhe mënyrën si sillet. Aty kishe mundësi ta shihje. Me asnjë nga vajzat aty nuk do kisha nisur diçka. Pata një pëlqim për Heidin në fillim. Por që u bllokua aty dhe ngeli thjesht shoqëri.

5. Para pak ditësh në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Visjan Ukcenaj. Çfarë mendon Visjani për raportet që janë krijuar brenda shtëpisë? Si e ka komentuar ai marrëdhënien Romeo – Heidi?

S’kanë kimi me njëri-tjetrin. Romeo me Heidin nuk kanë kimi me njëri-tjetrin. Heidi nuk transmeton kimi ndaj Romeos. Është çështje kimie. Nuk është nga ana e të dyve, por nga Heidi shoh pak më shumë ftohtësi… Më shumë në shijet e Romeos është Rikja sesa Heidi mendoj unë.