Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë ndodhi?! Zhurmë dhe të bërtitura në shtëpinë e “BBV3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Gjithçka ka nisur pasi Liami vendosi të krijonte zhurmë në shtëpi, duke përplasur tenxhere. Ai e ka kryer këtë gjë në dhomën e gjumit, aty ku ndodhej Egla, e cila është shfaqur e trembur.

Ajo ka debatuar ashpër me banorin, teksa edhet është prekur duke shpërthyer në lot.

Egla: Më erdhe në fytyrë më trembe

Mbrëmjen e djeshme Vëllai i madh ka organizuar një darkë romantike për Romeon dhe Heidit. Teksa filluan të bisedonin dhe të njihnin më shumë njëri-tjetrin ata përmendën edhe planet për të pasur një fëmijë.