Celebrities Showbiz

Çfarë të përbashkët kanë Poem i Ledri Vulës, Ajka e Xhensila Myrtezaj dhe Arbori i Bora Zemanit?!

Xhirimet për një intervistë apo klip kënge mund të jenë të lodhshme dhe të nevojitet shumë kohë për t’u finalizuar. Epo procesi bëhet edhe më i vështirë kur pas kamerave qëndrojnë fëmijët tuaj duke ju pritur për të përfunduar. Shumë personazhe të famshëm kanë treguar në intervista që shpeshherë shoqërohen nga fëmijët e tyre të vegjël gjatë xhirimeve.

Ndërkohë, këto fëmijë të famshëm nuk kanë nguruar të shfaqen në xhirimet e prindërve të tyre. Bëhet fjalë për vogëlushen Poem të Ledri Vulës, vajzën e Xhensila Myrtezaj Ajka dhe djalin e Bora Zemanit Arborin. Ata janë shfaqur gjatë xhirimeve të intervistave apo emisioneve të prindërve të tyre dhe mund ta pranojmë që kanë rrëmbyer gjithë vëmendjen.

Poem u shfaq në intervistën e babait të saj në “Më lër të flas”, Ajka ndërpreu intervistën e Xhensilës në “E Diell” dhe Arbori hyri në studio teksa po regjistrohet “Për’puthen” nën drejtimin e Bora Zemanit.

Epo edhe pse një moment i sikletshëm në fillim, këta vogëlushë ia dolën të lënë në hije prindërit e tyre duke marrë gjithë vëmendjen për vete. Padiskutim që gjithashtu këto çaste të ëmbla do të mbesin një kujtim i bukur për ta kur të rriten.