Celebrities Gossip Showbiz

Ky postim i Bora Zemanit me të birin na i bëri ‘sytë zemra’!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe së fundmi si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.

Por, përpos karrierës bukuroshja është gjithashtu shumë e komentuar dhe për momentet e saj private e padyshim ato me të birin janë më të ëmblat. Ashtu si ka qenë dhe postimi më i fundit që prezantuesja ka ndarë me ndjekësit krah Arborit. Nuk ka nevojë për fjalë, puthja dhe përqafimi i tyre tregojnë shumë.

Si për çdo vajzë tjetër të showbiz-it, diskutimi më i madh i ditëve të sotme, operacionet plastike! Shpeshherë nga ndjekësit bëhen krahasime para dhe pas, nga fillimet e karrierës e deri ditët e sotme dhe e pyetur së fundmi në një ‘Ask’, Bora është përgjigjur duke rrëfyer të vërtetën për herë të parë.

Jo pak u kritikua në rrjet pas kësaj përgjigjeje dhe me anë të një tjetër ‘Ask-u’, prezantuesja zgjodhi të tregojë një herë e mirë se ka bërë disa filler-a në buzë (jo operacione plastike), të cilat nuk i ka më dhe se ndryshimet nga dikur tani janë të dukshme pasi ka qenë shumë më e shëndetshme dhe ka ndryshuar padyshim dhe mënyra e të bërit grim ndër vite.

Së fundmi po qarkullon lajmi se moderatorja është në pritje të ëmbël. Por çfarë ka për të thënë vetë Bora lidhur me këtë?!