Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Dallohet miza me elefantin…”/Debati Graciano-Juli, Stresi zbulon në TAR kë banor mbështet në BBV3!

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” qenë artisti i njohur, Stresi për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

A mendon Stresi se është pak dobësi edhe nga banorët e tjerë të cilët nuk nominojnë të vjetrit por e gjejnë të thjeshtë nominimin tek të rinjtë?

Normalisht, jam shumë dakord sepse të jesh lojtar i fortë dhe të jesh strateg duhet të bësh nominime nga brezi e lart. Nëse je lojtar i fortë, këto i ke që i ke në xhep kështu që lufto pak më sipër me lojëtar që ti e sheh që të japin stres, siklet ndoshta nuk janë lojtarë të fortë për ty por ata do që t’I heqësh nga shtëpia pastaj këta të rinjtë që janë futur aty i ke.

Cilin nga banorët e Big Brother VIP 3 pëlqen më shumë Stresi deri më tani duke parë lojën dhe duke analizuar lojën?

Deri tani më pëlqen shumë Romeo me Julin.

Më tej shtoi se:

Unë e përkrah Jul Dedën në BBV3 dhe askënd tjetër. Do të vazhdoj ta përkrah sepse e njoh Julin si personalitet. 

Teksa po jepnin mendimin e tyre rreth videos së debatit mes Julit dhe Gracianos, Stresi u shpreh:

Stresi: Fjalën ‘pusetë’ e teproi por që është pis ai djalë është pis.

Elona: Pse thua kështu për Gracianon?

Stresi: Kur hyn në debat me dikë si Jul Deda le të themi dhe personazhe të njohur aty mendoj duhet të matesh pak hir të respektit ndaj kamerave që janë 24/7.

Elona: A nuk është se ke ndonjë gjë me Gracianon jashtë?

Stresi: Nuk kam gjë me Gracianon jo, ai është balerin unë jam rreper. Ç’punë kam me balerinët unë më vjen keq. Nuk kam lidhje fare. Por po ta shohësh Gracianon me Julin dallohet miza me elefantin si në debat si në çfarëdolloj aspekti. Ky është mendimi im.