Celebrities Gossip Showbiz

Dhurata Dora shtatzanë? Ja detaji që na bëri të dyshojmë!

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell. Bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.

Së fundmi fansat kanë aluduar për një shtatzani të mundshme të saj, kjo pasi në një nga koncertet e fundit, Dhurata është shfaqur me një bark të rrumbullakosur. Këngëtarja shpesh zgjedh të vishet me një stil, ku nxjerr në pah barkun dhe herën e fundit është vënë në dukje ndryshimi. Tanimë presim vetëm një reagim nga vetë Dhurata për të na treguar nëse është apo jo e vërtetë.

Vetëm pak kohë pas këngës së saj më të fundit, artistja ka vendosur të vijë me një “dhuratë” për ndjekësit. Këngëtarja së fundmi përmes llogarisë së saj në Instagram ka ndarë lajmin se ka gati albumin e ri të titulluar “Dhurata”, i cili do të publikohet më 3 mars.