Celebrities Magazine Pardon My French Showbiz

DJ PM dhe marrëdhënia e tij me banorët aktualë të edicionit të tretë të “Big Brother VIP”!

Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. Nuk do të mungojnë të ftuarit në studio, diskutimet mbi tema të ndryshme në mënyrën më të ‘zhveshur’, si dhe muzikën më bukur të momentit. Dhe në këtë episod, së bashku me Jonida Aliçkollin dhe Arbër Cepanin, ka qenë i ftuar në pjesën e parë të programit DJ PM, i cili ka folur për projektet e tij të reja muzikre, lidhjen me Sarah Berisha dhe eksperiencën e tij si banor në edicionin e parë të “Big Brother Vip Albania”.

Si e komenton ai këtë edicion të ri, duke qenë se aty janë futur edhe disa nga miqtë e tij nga jashtë? Është ndonjëri prej tyre që ai dhe Dagz e shohin për të bërë një bashkëpunim?

Ne me Vesën kemi një bashkëpunim. Edhe me Bardhin kemi një bashkëpunim. Meritonin e njoh. Meritoni ka një emision në Kosovë, është si tip moderatori. Është shumë i suksesshëm. Ka ditur të zgjedhë talentë që kanë dalë prej emisionit të Meritonit. Me aq sa kam parë mua më pëlqejnë njerëz që të paktën që nuk duan të nënçmohen kur janë të gjithë të barabartë në një format ose në një shtëpi. Unë kam dashur që një gjë të mos ndodhë aty, me Meritonin personalisht, kisha pasur qejf që të mos futej në gjërat personale të tjerëve ose t’i përmendi gjëra që i bën të ndihen keq. Edhe pse ai thotë që ‘nuk e kam tendencën’ ose ‘nuk e kam menduar këtë pjesë’, ai e di më mirë këtë. Kështu që edhe nëse thotë nuk e kam menduar, unë e besoj prap. Është shumë djalë i mirë dhe i respektushëm

Po për marrëdhënien Sara-Bardhi, cili është mendimi i tij?

Unë Bardhit i uroj shumë sukses dhe shpresoj që nëse i pëlqen krijimi i lidhjes brenda, ta vazhdojë edhe jashtë…Me aq sa kam parë në raportin e Bardhit me Sarën e kam parë që Bardhi është definitivisht shumë më emotiv. Shumë më i dhënë në këtë rast, por nuk do të thotë se Sara po bën lojëra aty brenda.