Celebrities Gossip Showbiz

Djali i saj feston ditëlindjen, Adrola Dushi na emocionon me fjalët për të!

Adrola Dushi, modelja e njohur shqiptare e cila ka pasur një karrierë disavjeçare në ShBA ka qënë shumë e përfolur kohët e fundit, për shkak të aludimeve për një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur, Capital T. Kjo nuk u pranua nga asnjëri prej tyre, por e ftuar në emisionin ‘Më lër të flas’ Adrola sërish vendosi të mos përgjigjej në mënyrë të drejtpërdrejt lidhur me jetën e saj private dhe të tregojë nëse është apo jo në një lidhje me Kapon, por deklaroi se ishte ne lidhje me veten dhe ishte shumë e lumtur.

Ditën e sotme personi më i rëndësishëm në jetën e Adrolës feston ditëlindjen dhe është pikërisht djali i saj, Troi. Modelja ka vendosur ta urojë djalin e saj publikisht dhe ka postuar një foto të të dyve, ku dhe ka shkruar urimin e saj me fjalët më të bukura duke na emocionuar të gjithëve:

Dielli i jetës sime,  Gezuar ditëlindjen!!! Ti je krenaria ime, fryma ime, sytë e mi.

Mami Ola ka djalin më të bukur në botë

Përpos jetës dashurore që gjithmonë sigurohet ta mbajë të fshehtë, shpesh modelja shpesh ndan në rrjete sociale shprehje të ndryshme që na tregojnë më shumë për gjendjen emocionale të saj. E në Instastory-n së fundmi, Adrola ka ndarë ndjekësit një ‘të vërtetë të hidhur’.

Data 3 gusht ka qenë shumë e rëndësishme në karrierën e Adrolës, pasi është dekoruar me “Stemën e Artë” të Bashkisë Mirditë nga Kryetari i Bashkisë së Mirditës,  Z. Ndrec Dedaj për kontributin e saj në fushën e modelingut shqiptar.