Celebrities Gossip Showbiz

“Do burrë mafioz…”, Krist Aliaj debaton ashpër me Jori Dellin!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

Jori Delli dhe Krist Aliaj kanë qenë të ftuar në një nga rubrikat e emisionit “E Diell” dhe debatet mes tyre kanë qenë të shumta. Kristi është shprehur se Jori do të ketë një të dashur mafioz dhe kjo e ka acaruar Jorin, e cila e ka kundërshtuar.

Prej disa ditësh është aluduar se mes Kristit dhe Dea Mishel kishte diçka më shumë se shoqëri, por duket se Kristi paska një pëlqim për Jorin. Këtë na e ka treguar vetë Jori duke na zbuluar edhe disa mesazhe nga ana e Kristit të quajtura prej saj si ngacmime seksuale. Këto mesazhe Jori nuk i tregoi për publikun, por moderatori Ed Manushi lexoi disa prej tyre.