Celebrities Gossip Showbiz

“Do futesha single, por…”, Monika Lubonja përsëri banore në “Big Brother Vip”?

Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.  Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.  Jo vetëm që do të ketë një edicion të tretë, por  faqja zyrtare e Instagramit të “BBV” ka treguar se kur do të nisë. Edhe pse të gjithë shpresonim se do të ishte fundi i këtij viti, edicioni i tretë do të jetë në janar 2024.

Deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion, por ende nuk është konfirmuar asgjë. Të ftuar sonte në “Shqipëria Live” me Arjon Muça kanë qenë të ftuar Monika Lubonja, Andi Vrapi dhe Liesa Haxhiasllani për të komentuar emrat e përfolur se do të jenë pjesë.

Arjoni: Do rifuteshe aty brenda?

Monika: Do përvishja dhe mëngët do futesha këtë herë, do luaja popullorshen, nuk do rrija me atë rolin që të transmetoj  mesazhe, pozitivitet sepse jo shumë gjëra njerëzit i kuptojnë, ngaqë nisesh për mirë dhe merr tjetër kuptim, do futesha të luaja ‘vendce’ si themi ne andej gjysma vlonjate…

Andi: Ca të mban të mos futesh?

Monika: Me duhen ca emra, të kem përball emra

Arjoni:Do futesh single apo në një martesë 

Monika: Jam shumë e hapur besoj e keni kuptuar, do futesha single po nëse do dali ndonjë bukurosh, zotni, bujrum do i them…

Sipas tyre shanset që Romeo Veshaj do të jetë pjesë e këtij sezoni të “BBV” janë të larta edhe për faktin se emisioni që ai moderon bashkë me vëllain, Donald Veshaj përfundon sezonin për këtë vit në dhjetor, por Liesa mendon se jo vetëm që do të jetë pjesë por do të kemi edhe një histori dashurie me ndonjë prej banoreve.