Celebrities Gossip Showbiz

“Do më tregosh sa gango je”, çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme mes Romeos dhe Julit?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Duket se banorët e “Big Brother VIP3” kanë vendosur që ditët e fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, t’i shijojnë në maksimum. Banorët kanë kërcyer dhe ngritur dolli me njëri-tjetrin, por gjithashtu nuk kanë munguar as batutat. Në një moment Romeo pyet Julin  se ‘sa gango është’. Aktori i përgjigjet ‘katastrofë, zero’.

Romeo: Do më tregosh sa gango je tani

Juli: 200

Romeo: Je 200?

Juli: Jo, por nuk ka më

Romeo: Prandaj të thashë të më tregosh sa gango je

Juli: Katastrofë, zero

Romeo: Do bëjmë ndonjë gjë?

Juli: Jo, jo

Heidi dhe Meriton kanë patur mbrëmë një debat me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar as ofendimet. Kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak Romeos, i cili i ka thënë Meritonit se ‘e ka mërzitur shumë’ duke qenë se e konsideron shok. Nga ana tjetër, banorët mendojnë se Romeo duhej të mbronte të dashurën e tij. Juli shprehet se mes shokut dhe gruas, zgjidhet gruaja.