Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

“Do të isha në finale”/ Çfarë do të ndodhte nëse Fation Kuqari nuk do të hiqte dorë nga rrugëtimi i BBV?!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent. I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duro ka qenë Fation Kuqari, ish-banori i këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP Albania”, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Tani në mbyllje të këtij edicioni, si ndihet Fationi për eksperiencën e kaluar?

Mua më vjen shumë mirë për një fakt që është e sigurt. Nuk ka të thojë çmimi i madh e more apo jo. Fitove 100 mijë euro apo jo. Mua më intereson të njohë publiku, ashtu siç je ti 360 gradë. Ai i mirë, ai i keq. Ai është problemi yt, por mua më njohu publiku ashtu siç isha unë. Sepse kam qenë në emisioni një orarëshe, dy orarëshe dhe nuk të njeh dot njeriu tamam. Gjykon, paragjykon, flet, të bën. Kur e shikon si zgjohesh, si fle, si ha, si pi, si komunikon, si bën sherre, si i ndan gjërat, kjo është një fitore e madhe për njeriun për mendimin tim.

Nëse ai nuk do të dilte vetë, mendon Fationi se do të zgjaste rrugëtimi i tij?

Unë isha shumë i sigurt se do të isha në finale. Unë isha 100%. Edhe kur domethënë isha ke dhoma e rrëfimit që i thoja, unë me shpirt jam brenda i thoja. Me shpirt jam brenda, por dhashë një fjalë që duhet ta mbaj.