Celebrities Film & Tv Gossip Pardon My French Showbiz

Do të jetë pjesë e Big Brother VIP 3?! Mevlan Shaba zbulon gjithçka në TAR!

I ftuar në emisionin “Pardon My French” ditën e sotme ka qenë këngëtari dhe njëkohësisht konkurrenti i Kepit të Vip-ave, Mevlan Shaba. Ai ka zbuluar më shumë në lidhje me këtë format dhe gjithashtu është ndalur edhe tek debati që ai pati me ish-banorin e Big Brother VIP,  Ronaldo Sharka.

Si të erdhi ftesa për të qenë pjesë e formatit Kepi i Vip-ave? Si po shkon kjo eksperiencë?

Në fakt nuk e prisja, e kisha dëgjuar që do të bëhej ndryshe nga vjet që ishte “Kepi i Tundimeve” këtë vit ishte i VIP-ave edhe sigurisht Olsa që më thërret në telefon. Kemi bërë një takim kemi folur pak për këtë projekt, mu duk interesant dhe thashë pse mos ta provoj?

T’u desh pak kohë që të mendoheshe apo pranove direkt?

Përveç aventurave ajo që unë kam dashur gjithmonë është që të provoj veten në ambiente të hapura më shumë se në Për’Puthen kemi qenë në një ambient të mbyllur dhe nuk kemi pasur mundësi që ta shpalosim veten akoma më shumë. Këto reality-show që janë pak më afatgajtë si jashtë ose tipi i Big Brother-it gjithmonë kam patur qejf ta testoj veten. 

Ke qejf për “Big Brother VIP”?

Aty është një thikë me dy presa sepse nuk i dihet gjithmonë ne mendojmë që jemi aq të aftë, ne mund të bëjmë namin pastaj këto janë formate që ti nuk e di kurrë se si shkojnë kështu që qejfi edhe na e ka edhe jo. 

Çfarë vështirësie mendon se mund të kesh në BBV?

Duke qenë se janë 20-30 personAzhe të ndryshëm, do të përballesh me këdo. Mua nuk më shqetëson ky fakt. Di ti përballoj njerëzit si në rastet e debateve, sjelljeve. Kjo është pak e vështirë sepse nuk jam mësuar të rri i mbyllur. jam gjatë gjithë kohës jashtë.