Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Do të zbulohen shumë sekrete, dokumentari i jetës së Jennifer Lopez është gati!

Dokumentari i ri për jetën e JLo-së, me titull “The Greatest Love Story Never Told” do të shfaqet premierë më 27/02/2024. Në promon e shpërndarë nga vetë këngëtarja, prezantohen pjesë nga rrëfimet e saj, me të cilat ajo premton të na tregojë një anë të saj të pazbuluar deri më tani. Në trailer, Jennifer shprehet:

Jam martuar katër herë. Ideja për të qenë vetëm më tmerroi. Nuk dija çfarë të bëja tjetër me veten time. Vendosa të tregoja historinë time që nuk e kam ndarë me askënd në botë. Jam e sigurt që ata që më shikojnë po mendojnë, çfarë nuk shkon me këtë vajzë? Përshtypja që po u jepja njerëzve ishte, oh, kjo nuk shkoi mirë, por nuk ka problem, unë jam mirë, të gjithë janë mirë. Por e gjithë kjo ishte e pakuptimtë. Ben Affleck më thotë, pse je kaq e stresuar kohët e fundit? Unë them, nuk po e financoj vetëm këtë dokumentar, po e shkruaj, po këndoj dhe kërcej në të.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Mesa duket Jennifer nuk di të ndalet sa i përket projekteve kinematografike. Pas suksesit të “The Mother” ajo është gati për një tjetër film. Bëhet fjalë për një film të ri aventuresk fantastiko-shkencor të titulluar “Atlas”. Vetë filmi “Atlas” përqendrohet te një analiste e shkëlqyer e të dhënave me një mosbesim të thellë ndaj inteligjencës artificiale, e cila i bashkohet një misioni për të kapur një robot me të cilin ajo ndan një të kaluar misterioze.

Ndërkaq, diva e muzikës pop është shprehur se “This Is Me…Now” mund të jetë albumi i saj i fundit. Këngëtarja e hitit “On The Floor” ka pranuar se kënga e saj e re, e cila ka të bëjë me marrëdhënien e saj me bashkëshortin dhe aktorit hollivudian Ben Affleck, ndihet si ‘fund i një epoke’ dhe ‘fillimi i një epoke të re’.