Celebrities Gossip Showbiz

“Do t’i kërkoj llogari te Allahu…”, Fero shprehet pasi i publikuan këngët e tij të vjetra pa leje!

Fero, vijon të krijojë zhurmë në rrjetet sociale dhe kjo për shkak të postimeve të shpeshta që bën në lidhje me shndërrimin e tij nga një reper në një musliman të devotshëm. Rreth dy javë më parë, Fero iu bëri me dije të gjithë ndjekësit e tij se do të hiqte dorë përfundimisht nga muzika, për t’ju dedikuar fesë islame.

Ai më herët bëri thirrje që këngët e tij të mos dëgjohen ndërsa i konsideroi ato të pavlera. Megjithatë, pak më parë janë publikuar jo një, por pesë këngë të reja në kanalin e tij në “YouTube”. Të pesë këngët janë bashkëpunim me reperin The Mike. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe vet reperi:

Miq të dashur e pashë se disa persona kanë postuar disa këngë të cilat unë i kam kenduar në të kaluarën. Unë vetëm një gjë po dua t’ju them se ai i cili poston këngë të së kaluarës time nuk ia bëj hallall dhe do t’i kërkoj llogari te Allahu sepse unë jam larguar prej muzikës për hir të Allahut dhe më hyni në hak. Ju lutem që t’a respektoni bindien time. Me respekt Khatabi(Fero)

Pas daljes së Feros nga burgu dhe përfshirjes së tij në fenë islame për disa kohë ‘drama’ e madhe mes tij dhe Arbenitës u qetësua dhe të gjithë menduan se ata e kishin rregulluar marrëdhënien e tyre. Por mesa duket nuk është kështu, pasi ata kanë treguar nëpërmjet disa postimeve se nuk janë më bashkë. E së fundmi Fero ka bërë një postim në Instagram një video ku një luan ledhaton luaneshën e tij ka treguar se gjatë lidhjes së tij me Arbenitën e ka trajtuar në të njëjtën mënyrë.