Botë e Çuditshme

Domethënia që ka ky simbol i parashikimit të motit, për ju që ende nuk e dini…

Së fundmi, një përdoruese e Twitter-it postoi një pamje të ekranit të aplikacionit të parashikimit të motit “AccuWeather” me një simbol që e hutoi atë. “Për herë të parë e shoh këtë simbol të motit”-shkruan përdoruesja.  Postimi tërhoqi shumë vëmendje dhe komente të shumta.

 

Ndërkaq, sipas faqes “Meteologos”, ku ndodhen të gjitha simbolet ndërkombëtare meteorologjike, ato dy rrathë të bashkuar tregojnë për mjegull të thatë, pra një përqendrim të lartë të smogut dhe grimcave lundruese në ajër.