Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Drita Ziri në një intervistë ekskluzive në TAR/ Tregon për Miss Earth, studimet dhe zbulon modelen shqiptare që…

Të ftuar sot në “Pardon My French”, producenti Petri Bozo dhe Miss Earth Drita Ziri zbulojnë më shumë për kompeticionet e Miss në Shqipëri, e jo vetëm. Për herë të parë, Shqipëria sjell një kurorë kaq të rëndësishme, teksa Drita përshkruan këtë eksperiencë të jashtëzakonshme për të. Ajo u shpreh për mbështetjen dhe përkrahjen që ka patur gjatë kësaj periudhe. Por sa i rëndësishëm është ky çmim?! Ja si shprehet Drita.

Jep shumë mundësi. Është një çmim i rëndësishëm. Jashtë Shqipërisë vlerësohet shumë…

Por, cilat janë rregullat që duhet të ndjekë një miss?! A ka disa gjëra të tilla si ‘të ndaluara’ për t’u bërë?!

Nuk mund të bëj shumë lëvizje të ndryshme. Është një rregullore që unë kam firmosur që para se unë të shkoja në Miss Earth. Do kemi udhëtime, do marrim pjesë në seminare të ndryshme…

E për të vërtetuar që një vajzë e bukur është edhe e zgjuar, e pyetur për studimet, Drita ka zbuluar më tepër.

Mami është mësuese, të dy prindërit kanë qenë shumë kërkues. Tani po studioj për menaxhim turizmi dhe eventesh.

Cila nga miss-et ndër vite është e preferuara e saj?! Ja emri që zbulon Drita.

Ka shumë vajza që janë shumë të mira, por dua të them që Almeda Abazi më ka frymëzuar më së shumti…