BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Dua një bebe me njeriu e duhur…” Romeo Veshaj: Në finale do isha dhe pa romancën me Heidin…

Në Top Albania Radio po vijon transmetimi i ‘Big Brother Live nga Shtëpia’, që do t’ju bëjë shoqëri deri në 18:00, një emision radiofonik nga shtëpia më e famshme në vend. Personazhet më të komentuar rivihen në rolet e prezantuesve e të ftuarve, me plot të papritura dhe emocione. Në këtë episod të fundit, Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro ishin dy moderatoret prezente në shtëpim të cilat intervistuan një e nga një banorët finalistë.

I pyetur nga moderatorja Elona Duro se si do e vazhdojë marrdhënien me Heidin jashtë, Romeo ndër të tjera tha se do e donte dhe një bebe.

Elona: Do dilni jashtë shtëpisë, çfarë do bëni?

Romeo: Nuk iua them njëherë se çfarë do bëjmë, nuk kam plane, e kam qejf një bebe, do ma gëzonte zemrën një fëmijë, përveç dashurisë që kam për Heidin do e doja një fëmijë, kam kaluar disa etapa në jetë. Dua të gëzoj mamin, babin, dua ti shoh me një  nipçe ose mbesë në krahë, me personin e duhur në krahë është akoma më e bukur.

Jonida: A mendon se do ishe në finale edhe pa romancën me Heidin?

Romeo: Mendoj se po, kam pas debate të forta me gjithsecilin, Egla më ka lënduar më shumë, nuk di të ndalojë, po flas për familjen, njeriun e dashur që kam këtu afër, Heidin. Edhe Gracioani  ka kaluar limietet,Juli…