Celebrities Film & Tv Gossip Pardon My French Showbiz

“Duhet të ikte Eni Shehu…”/Dion Gjinika flet troç, ja kush meriton finalen!

Të ftuar në emisionin “Pardon My French” ishin çifti i njohur i spektaklit të kërcimit Juliana Nura dhe Dion Gjinika. Ata përfunduan rrugëtimin e tyre javën e kaluar pas një përballje në ‘dance off’ me Irgenin dhe Joanën. Në radio dyshja zbuluan më shumë detaje në lidhje me vazhdimësinë e angazhimeve të tyre pas spektaklit dhe jo vetëm…

Nga profesionistët kë vlerëson më shumë Dioni? Lorin apo Ilirin?

Iliri ka vite që ka qenë pjesë e teatrit, ka shkuar në Itali, ka një eksperiencë komplet tjetër e vlerësoj absolutisht. Ka qenë për rrreth 7 vitesh kryetar jurie në “Dancing With The Stars”. Ndërkohë Lori është në hapat e parë, një balerinë shumë e mirë e Teatrit të Operas dhe Baletit. Janë dy njerëz të ndryshëm. 

Më pas Juliana ka pyetur Dionin se kush ka qenë anëtari i jurisë që gjatë 9 javëve sipas tij ka dhënë mendimin apo gjykimet më të duhura?

Herë-herë Iliri, herë-herë Lori. Për shembull Lori në puntatën e parë ka thënë ‘Ej, kujdesni mos e merrni me kaq gaz’ që ishte anormale sepse ti kur nisesh në një garë nisesh në start me 100%. Ajo e di shumë mirë sepse e ka provuar këtë garë. Është ndryshe kur ti je kërcimtar dhe është ndryshe kur ti ulesh në panel dhe do të gjykosh të tjerët. Aty realisht ajo e di shumë mirë sepse ka qenë pjesë e këtij produksioni. Gjykimi në puntatën e parë për mua nuk ka qenë normal. 

Nga ky edicion a i vjen keq Julianës që doli me Xhodën në ‘dance off’ dhe a do të donte të ishte me dikë tjetër?

Unë e para nuk duhet të jem në ‘dance off’. E dyta nuk më intereson më, i uroj suksese të gjithëve. 

Nga ana tjetër Dion u shpreh se:

Është garë e fortë sigurisht por unë mendoj që puntatën që u larguam ne si logjikë duhet të ikte Eni, pas Enit duhet të iki Xhoda ose Xhoda-Eni domethënë diferencat janë plus minus një javë. Unë mendoj që në finale do të jetë Sardi, Enxhi, Arnita, Fifi. Për Atalantën mendoj që duhet të iki në gjysmëfinale. Kjo është katërshja ime.