Sport

Dy gola për tri minuta, Xhaka shkëlqen në ndeshjen e fundit me Arsenalin!

Granit Xhaka po luan takimin e fundit me Arsenalin.

Mesfushori me origjinë shqiptare do të largohet nga skuadra londineze si lojtar i lirë, dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në Bundesliga.

Gunners po përballen me Wolves në “Emirates”, sfidë të cilën e kryesojnë 2-0 falë dy golave të Xhakës brenda 3 minutave.

30-vjeçari zhbllokoi me kokë takimin në minutën e 11’, ndërkohë që festoi sërish tri minuta më vonë, duke u gjendur në momentin e duhur në zonën kundërshtare.

Një mbyllje emocionuese për kapitenin e kombëtares zvicerane, i cili u transferua tek Arsenali në verën e vitit 2016 për 45 milionë euro nga M’Gladbach.