Bota

Dyshohet se kishin lidhje me organizatën “FETO”, arrestohen 544 persona në Turqi!

Në Turqi 577 persona janë arrestuar të martën nën dyshimin e lidhjeve me predikuesin Fetullah Gulen të cilin presidenti Rexhep Tajip Erdogan e akuzon se qëndron pas përpjekjeve për grusht-shteti në vitin 2016.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Zerlikaya u shpreh në rrjetin social “X” se arrestimet u kryen në 62 nga 81 provincat e fundit duke pasur objektiv persona të infiltruar të FETO-s për të hyrë në nivele të ndryshme të shërbimit shtetëror.

“Nuk do t’i lëmë të qetë anëtarët e FETO-s”, tha ministri.

Të dyshuarit akuzohen se janë regjistruar në provimet e shërbimit publik nën urdhrat e lëvizjes Gulen dhe për komunikim përmes aplikacionit të mesazheve Bylock, të cilin qeveria turke e konsideron të kontrolluar nga Gylen.

Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1999, ka mohuar gjithmonë se lëvizja e tij qëndronte pas tentativës për grusht shteti të korrikut 2016.

Kujtojmë se nga Tirana në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, ripërsëriti kërkesën e Ankarasë, për atë që ai e quajti pastrimin e mbetjeve të FETO-s në Shqipëri, organizatës së klerikut Fetullah Gulen, i akuzuar nga Ankaraja si përgjegjës për përpjekjet për grusht shteti në 2016. Mesazhin ministri turk e tha gjatë një konference të përbashkët me homologun shqiptar Igli Hasani.

 ‘Diskutuam në lidhje me pastrimin e mbetjeve të fundit të FETO-s që kanë mbetur në Shqipëri prandaj treguam ndjeshmërinë që ka Turqia ndaj kësaj çështjeje. Diskutuam çfarë hapash mund të hidhen konkretisht për këtë’ tha Hakan Fidan në mesazhin krah ministrit Hasani para gazetarëve.’- tha Fidan.

Shefi i diplomacisë turke, bëri po ashtu me dije se brenda 2024 do të zhvillojmë Këshillin e parë strategjik mes dy vendeve, marrëveshje e nënshkruar me kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Recep Tayyip Erdogan në Anakara. Fidan shtoi se objektivi ekonomik është që niveli i fluksit tregtar mes Turqisë e Shqipërisë të kapë vlerën e 2 miliardë dollarëve brenda këtij viti.