Bota

Dyshohet se nuk ka mbrojtur të miturit nga përmbajtjet e dëmshme, BE nis hetim ndaj kompanisë META!

BE ka nisur një hetim të ri ndaj Meta, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, lidhur me dështimin e supozuar të saj për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtjet e dëmshme.

Komisioni Evropian tha të enjten se ka hapur procedurat zyrtare për të vlerësuar nëse Meta mund të ketë shkelur Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA) në fushat që lidhen me mbrojtjen e të miturve.

Miratuar në vitin 2022, DSA synon të krijojë një hapësirë ​​dixhitale më të sigurt ku mbrohen të drejtat themelore të përdoruesve.

Komisioni është i shqetësuar se algoritmet dhe ndërfaqet në internet të Facebook dhe Instagram “mund të shfrytëzojnë dobësitë dhe papërvojën e të miturve:,  thuhet në njoftimin për shtyp të komisionit.

Mjetet e verifikimit të moshës së Metës gjithashtu mund të mos jenë “proporcionale dhe efektive” për të parandaluar të miturit të aksesojnë përmbajtje të papërshtatshme, sipas KE.

Komisioni tha se tani do të kryejë një hetim të thelluar si çështje prioritare. Hapja e procedurave formale i jep fuqi krahut ekzekutiv të BE-së për të ndërmarrë hapa detyrues siç janë miratimi i masave të përkohshme dhe vendimeve të mospërputhjes.