Lifestyle Love & Sex

E dimë që të paktën njëherë e keni bërë dhe ju, por pse njerëzit i ruajnë fotot me ish-at?!

Studimi më i ri i bërë së fundmi ka treguar se 21.6% e njerëzve, pas ndarjes, ruajnë fotografitë e ish-partnerëve të vjetër. Sipas këtij hulumtimi, gratë janë më të ndjeshme se sa burrat, madje 61% e tyre ruajnë fotografinë e ish të dashurit sepse ato nuk dëshirojnë ta harrojnë një pjesë të tyren, gjë që bëjnë edhe rreth 56% e burrave.

Nga ana tjetër, janë burrat ata që fotografitë e tilla i fshehin. Çdo një në pesë burra e pranon se si fotografinë e ish të dashurës së tij e fsheh nga e dashura e tij aktuale nga frika se do të shkaktojë xhelozi. Pikërisht për këtë arsye, burrave u rëndon ndërgjegjja, sepse rreth 17% e tyre ndonjëherë ndihen fajtor, ndërse tek gratë ndjenjën e fajit e pranojnë 11% prej tyre. Psikologja Korin Swift shprehet lidhur me këtë temë:

Nuk është çudi se gjysma prej nesh ruan kujtime vizuale për partnerët që kemi pasur, sepse fotografitë nxitin ndjenja të forta të cilat na kujtojnë kohërat e kaluara. Arsyeja kryesore pse njerëzit fshehin fotografitë (sidomos burrat) me siguri qëndron në frikën e nxitjes së xhelozisë tek parterja e re apo evoluimin e kujtimeve. Por është krejt normale që njerëzit të ruajnë fotografitë dhe të kujtojnë dashurinë e kaluar sepse ato fotografi krijojnë fotografinë e jetës sonë, qoftë e mirë apo e keqe ajo.

Parterët emocionalë dhe më të pjekur e pranojnë më lehtë se në të kaluarën kishin një dashuri tjetër në jetë. Pika kur ata janë të gatshëm të hedhin fotografitë e ish-partnerëve, është koha kur ata në mënyrë emocionale janë të gatshëm të vazhdojnë përpara me jetën e tyre. Shumica prej njerëzve, më saktë 48%,  fotografitë i mbajnë nëpër albume të vjetra, ndërsa 31% e tyre i fsheh ato nëpër sirtarë dhe 12% në qilarë. Rreth 9% e burrave e pranon se fotot e ish-të dashurave të tyre i fshehin nëpër foldera të veçantë në kompjuter.

Cila karakteristikë e ish-partnerit tonë është ajo që nuk mund ta harrojmë, edhe nëse e kemi hedhur plotësisht pas krahëve lidhjen me të? Sipas hulumtive, aroma është e vetmja gjë për një person që askush tjetër nuk mund ta imitojë, edhe nëse ata vendosin të njëjtin parfum ose lajnë rrobat e tyre me të njëjtin zbutës rrobash si ata. Dashuria është kimi dhe instinkt që të nxjerr nga trupi dhe të gjallëron shqisat. Për këtë arsye na tërheq të nuhasim partnerin kur jemi mirë apo edhe kur nuk jemi në gjendjen tonë më të mirë.