Celebrities Gossip Showbiz

E harroi Xhensila Myrtezajn? Bes Kallaku shihet në krahë të një vajze tjetër!

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por asnjëri nga palët nuk dha një deklaratë. Kësaj radhe ka qenë Besi i cili në një rrëfim të fundit në një program tha se janë të ndarë dhe se fëmijët jetojnë me Xhensilën.

Megjithatë kohët e fundit po përflitet për një mardhënie të re të aktorit me një nga ish-konkurrentet e “Për’puthen”. Çiljeta Kormuzi është vajza e cila po perflitet të jetë në një romancë me aktorin e humorit. Ajo u bë mjaft e njohur me historinë prekëse që tregoi në program në lidhje me jetën e saj private. Pavarësisht se rrugëtimi i saj nuk zgjati shumë për shkak të problemeve që hasi nga familja e ish-bashkëshortit, ajo u bë e njohur për publikun shqiptar.

Së fundmi Çiljeta ka postuar një foto me Besin në rrjetet sociale. Ky ka qenë momenti që fansat kanë hedhur dyshimet se dyshja mund të kenë nisur një lidhje.

Ata janë shfaqur në të njëjtat vende në Bruksel, duke shtuar më shumë aludimet për një romancë të mundshme.  Gjithashtu ajo ka marrë pjesë edhe në koncertet e Besit dhe e ka postuar si një moment në Instagram. Kur Çiljeta ishte pjesë e programit “Për’puthen” tregoi se ishte një nënë e një vajze beqare, ku ka pasur shumë probleme me bashkëshortin dhe të dashurën e tij që e përndiqte dhe nuk e linte rehat.