Celebrities Lancio Magazine Showbiz

E lindur dhe rritur në Zvicër, por zgjedh tregun muzikor shqiptar! Çfarë na zbuloi Eda Sejdiu në intervistën e saj?!

E ftuar në emisionin “Lancio” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë këngëtarja Eda Sejdiu, një artiste e re në tregun muzikor shqiptar, e cila së fundmi ka publikuar këngën e parë zyrtare. Kjo është kënga e saj e parë, por nuk është hera e parë që e shohim artisten në industrinë muzikore. Ajo shumë herë ka bërë “covers” të këngëve të ndryshme dhe ka qenë mjaft e suksesshme në rrjetet sociale, sidomos në platformën e kanalit të saj në YouTube. Ajo ka lindur dhe është rritur në Zvicër me një familje me origjinë kosovare, ku si shumë artiste të tjera të lindura jashtë, nuk e ka mohuar kurrë origjinën e saj.

Po, kjo është edhe perspektiva ime.

E pyetur se si e ka gjetur projekti i saj i parë, titulluar “Një Jetë”, ajo është përgjigjur:

Unë gjithmonë kam bërë ‘covers’ në YouTube dhe Instagram, por gjithmonë ka qenë ëndrra ime për të bërë një këngë timen edhe është një mundësi shumë e mirë për mua që kam publikuar këtë këngë, pasi ka qenë një mundësi shumë e mirë për të treguar nga vetja, si jam si njeri, si artiste. Jam shumë e kënaqur me rezultatin se si ka dalë kënga dhe shpresoj që edhe projektet e tjera do të dalin kështu si kënga e parë.

Kënga ka ardhur në shqip dhe artistja e ka sjellë në versionin solo. E pyetur se pse vendosi ta publikojë vetëm dhe jo bashkëpunim, ajo tha:

Doja si fillim të gjeja stilin tim dhe të bashkëpunoja që në fillim me një person tjetër, nuk do arrija ta gjeja veten. Solo, pata mundësi ta gjeja veten dhe pashë se ku isha e çfarë dua të bëj për muzikën time dhe për publikun. Nuk ka artist që e preferoj, por kam qejf të bëj bashkëpunim me artistë që e kanë ngjyrën muzikore njësoj si unë. Muzika e Alban Skënderaj përshtatet me stilin tim. Shpresoj të zhvilloj koncerte në Shqipëri.

E pyetur për tregun muzikor shqiptar, Eda është shprehur:

Kam patur shumë mbështetje. Me këngën time kam patur shumë komplimente, përgjithësisht vetëm pozitive. Kshtu që besoj se janë shumë mbështetës. Me këngët e mia dua të tregoj talentin tim që kam, jo vetëm për këndim, por i jap edhe shumë vlerë veshjes, spotit për të dalë diçka artistike. Dua të rri vetvetja, nuk dua ta ndryshoj për të tjerë.

Nëse edhe juve ju pëlqen kënga “Një Jetë” nga Eda, ju mund të vazhdoni ta votoni atë për të qenë sa më gjatë pjesë e klasifikimit të “The Top List”.