Sport

Broja sërish jashtë, përplasje me trajnerin?

Tashmë mund të thuhet se është mjaft e çuditshme situata e Armando Brojës. Sulmuesi kuq e zi bëri një paraqitje shumë të mirë vetëm pak ditë më parë me Kombëtaren tonë në ndeshjen e Suedisë. Nëse gjërat shkuan mjaft mirë për Brojën me Kombëtaren, e njejta gjë nuk mund të thuhet për në klubin e tij, ndoshta duke shkuar aty sa që mund të mendohet që mund të ketë pasur një përplasje mes trajnerit Silva dhe sulmuesit kuq e zi!

Për ndeshjen e djeshme ndaj Sheffield, Broja është lënë përsëri pushim, duke mos u grumbulluar nga trajneri portugez. Një qëndrim që bën shumë të qartë se nuk do të ketë hapësira për futbollistin shqiptar në javët në vijim, duke parë formën e titullarit Muniz, por edhe kthimin nga dëmtimi të Jimenez. E çuditshme është fakti se Broja u ble nga klubi anglez për të mbajtur peshën e sulmit gjatë sezonit që ka mbetur por tashmë Broja nuk e sheh veten as në stol.

Në këtë situatë, Broja duhet tashmë thjesht të mendojë si të jetë në formë më të mirë fizike për grumbullimin e Kombëtares që nis në maj para Europianit, pasi hapësirat e tij për aktivizim te Fulham do të jenë minimale edhe si zëvendësues në rastin më të mirë të mundshëm në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.