Sport

E papritur, Mbappe drejt Manchester Cityt? Ja çfarë thotë Guardiola…

Ndërsa e ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të zërë titujt kryesorë në Spanjë, duket se një zgjidhje për të ardhmen e tij po afrohet. Pasi u raportua se Mbappe kishte vendosur të bashkohej me Real Madridin, detajet e kërkesave të tij u zbuluan dhe tani Caught Offside raportojnë se një marrëveshje në parim është rënë dakord. Më herët gjatë javës u raportua se Mbappe do të kërkonte 50 milionë euro bruto në vit, një bonus nënshkrimi prej 125 milionë euro dhe një përqindje të të drejtave të tij të imazhit për të nënshkruar për Los Blancos. Por nuk kanë qënë të pakta klubet e lidhura me një transferim të mundshëm të Kylian Mbappes.

Pep Guardiola ka thyer heshtjen dhe është përgjigjur ndaj thashethemeve se Manchester City po kërkon të nënshkruaj me Kylian Mbappe. Javën e kaluar ylli francez u raportua se i ka bërë me dije Paris Saint-Germainit se do të largohet në fund të sezonit. Ai ishte shumë afër kalimit tek Real Madridi në 2022, por në fund u tërhoq dhe nënshkroi kontratë të re me kampionin e Francës. Mbappe është lidhur me një kalim tek Real Madridi, madje me disa raportime nga Spanja se ish-fituesi i Kupës së Botës tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale me gjigantin spanjoll. Sidoqoftë, ishte raportuar se shefat e Manchester Cityt kanë mbajtur një takim me Mbappen të hënën e kaluar, pak orë para se ekipi të udhëtojë në Danimarkë për t’u përballur me Kopenhagen.

Për këtë çështje u pyet në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme (e martë) ndaj Brentfordit, trajneri Pep Guardiola. “Unë mendoj se ai është mjaft i mirë, mendoj se ai ka një të ardhme”, ka thënë Guardiola duke mos dhënë më shumë detaje. Interesimi i mundshëm i Cityt për Mbappen mund të jetë një shenjë se ata po përgatiten për një ofertë të Real Madridit për të blerë yllin norvegjez Erling Haaland.  City mposhti Real Madridin në 2022 në garë për të nënshkruar me Haaland, por besohet se ambiciet e norvegjezit janë që në një të ardhme të afërt të vesh fanellën e bardhë.