Celebrities Gossip Showbiz

E pazakontë/ Eno Popi futet papritur në skenë dhe puth Olta Gixharin!

“Dancing With the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Konkurrentët e “Dancing With The Stars” kanë kërcyer mbrëmë nën ritmin e këngëve patriotike. Edhe pse publiku e pëlqeu shumë performancën e tyre, anëtarët e jurisë kishin pak rezerva, të cilat nuk u pritën mirë nga publiku dhe filluan të brohorisnin. Këtu Atalanta u shpreh :

Janë njerëzit e mi

Menjëherë pas kësaj fraze ka ndërhyrë Olta Gixhari, e cila se edhe ajo do marrë me vete fisin e Eno Popit, i cili më pas u afrua dhe e puthi në faqe.

Ta shikoni ju kur të marr fisin e Enos këtu, mos më acaroni nervat tani. Eno hajde Eno

Juliana Nura dhe balerini profesionist, Dion dhanë shumë emocion në “Dancing With The Star” në natën e tetë, por një incident ndodhi gjatë performancës. Në një moment, tre balerinë që kishin për të realizuar një padjeshkë me Julianën, por nuk u realizua siç duhet e kjo nuk mund të mos komentohej nga juria.