Bota

E pëson keq turisti irlandez në Bruksel, shkatërroi statujën jashtë Bursës!

Një turist i dehur irlandez ka rënë në prangat e policisë së Brukselit, pasi theu një pjesë të një statuje që zbukuronte hyrjen e ndërtesës së Bursës në kryeqytetin belg. Mediat e huaja shkruajnë se për rinovimin tre vjeçar të Bursës janë shpenzuar rreth 90,000 euro ndërsa rreth 17,000 euro i kushtoi restaurimi i statujës, që irlandezi kishte dëmtuar.

Videoja ka regjistruar irlandezin e dehur duke u ngjitur në statujën e quajtur “dora me pishtar”. Kalimtarët e befasuar shikojnë turistin, i cili në përpjekje për të zbritur, ngjitet në statujë, duke thyer pishtarin dhe një pjesë të dorës së statujës.