Celebrities Gossip Showbiz

E zuri gjumi teksa bisedonte me Sarën, Gazi flet për herë të parë për situatën në BBV

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Gazmend Ujkashi është eleminuar nga shtëpia mbrëmjen e kaluar. Ditën e sotme Gazi ka qenë i ftuar në programin “Ftesë në 5”, moderuar nga  Bieta Sulo, ku ka zbuluar më shumë rreth eksperiencës së tij, Ai ka folur gjithashtu për një nga momentet më të komentura në rrjete sociale, momenti kur e zuri gjumi teksa ishte duke biseduar me Sarën.

Nuk më hynin në vesh fare fjalët e saj. Unë çfarë bëra, ia rrasa pak gjumit. Nuk më bënte përshtypje e folura e saj. E kam bërë shumë herë. Unë i dëgjoja, por thjesht e bëja edhe për të mos reaguar

Ditën që u bë pjesë e “BBV3”, Silvi dekaroi se ka pasur një flirt me Sarën para disa kohësh dhe se fotot do të publikoheshin së shpejti. Ditën e sotme ka qarkulluar nëpër rrjet fotoja e tyre e parë, ku shihen përkrah njëri-tjetrit. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, Silvi ka shpjeguar për banorët se Sarën e ka njohur nga jashtë, ku madje kanë punuar në një projekt së bashku. Ama kjo foto nuk vërteton asnjë flirt apo romancë mes, por vetëm shoqëri.