Celebrities Gossip Pasò

Edi Manushi i zbulon ‘sekretin’ Beniadës ekskluzivisht për TAR: “Ka një avokat me origjinë nga Napoli…”

Çdo emision i TAR padyshim që ka veçantinë e tij dhe sjell për ju intervista ekskluzive, tematika të veçanta, muzikë të mirë dhe shumë humor. Mirëpo, gjatë kësaj jave mund t’i japim pak më shumë ‘vëmendje’ ‘Paso’, emisionit tuaj të preferuar sportiv, pasi padyshim kjo javë ka ‘bërtitur’ me të madhe në Tiranë finalen Roma-Feyenoord e nuk kishte si të mungonte dhe në TAR.

Ky episod erdhi sërish shumë ndryshe pasi siç e dini prej një jave tanimë studio e transmetimit është zhvendosur në sheshin Skëndërbej. Gjithashtu, ‘Paso’ erdhi një ditë të martë që ju jeni mësuar të dëgjoni emisionin ‘Ndryshe’ dhe ky ndryshim për shkak të ndeshjes së madhe.

E ftuar në pjesën e parë ishte Beniada, një personazh tanimë shumë i njohur dhe e dashur për ju. E diçka lidhur me të u zbulua këtë episod teksa bukuroshja u pyet se kë do të zgjidhte mes romanëve dhe milanezëve, përgjigjen na e dha Edi Manushi në fakt.

Beniada: Do zgjidhja një napoletan (qesh). Jo roman, roman. 

Edi Manushi: Të bëj pak showbiz këtu, kot nuk thotë Napoli se është një avokat që punon në Romë po me origjinë nga Napoli. Pëlqim thashë dhe unë. 

Beniada: Unë gjërat e bukura i mbaj për vete.