Aktualitet Bota

Edi Rama intervistë për Radio BBC në Londër: Stop përdorimit të shqiptarëve për politikë

Kryeministri Edi Rama ka nisur në Londër një vizitë me ftesë të kryeministrit anglez Rishi Sunak. I dërguari i Top Channel në Londër, gazetari Muhamed Veliu thotë se kjo është vizita e parë zyrtare në 10 Downing Street e një kryeministri shqiptar në këto 30 vite.

Në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve të orës 12:00, gazetari Muhamed Veliu raportoi se gjatë vizitës në parlament kryeministri Edi Rama do të ngrejë shqetësimin për retorikën e përdorur ndaj shqiptarëve nga politikanët anglez nga salla e parlamentit.

Pak përpara mbërritjes në parlament kryeministri Edi Rama dha një intervistë për emisionin Today në BBC Radio 4 ku tha se:

“Ardhja e njerëzve me gomone në Angli është një çështje komplekse. Jam këtu për ta thënë me zë të lartë se shqiptarët janë një momunitet i rëndësishëm që jep kontribut në sektorë si ndërtimi shërbime madje këndojnë për ju“.

“Nuk është thjesht çështja të mbërriturëve me gomone. Është një çështje komplekse e cila lidhet me aspiratat e tyre për një jetë të sigurt në këtë pjesë të botës.”

“Nuk jam këtu të komentoj për një ligj si ai i emigracionit që ka krijuar shumë debate tek ju. Jam këtu për të tentuar e dhënë mesazhin se Shqipëria është një vend jashtëzakonisht i bukur ku ne kemi një rritje të turizmit nga ku shohim shumë e e shumë britanikë që vinë si vizitorë.”

“Fatkeqësisht kemi parë se shqiptarë dhe komuniteti shqiptarë këtu po veçohet po merret si shembull për qëllime politike.”

“Marrëdhëniet Shqipëri-Angli kanë mbërritur në një pikë të ulët dhe shpresojmë të përmirësohen. Ne refuzojmë miksimin e një pakike kriminelësh dhe komunitetit shqiptarë në tërësi. Të mëshuarit fort tek etniciteti krimit është krim në vetvete“.