Pasó – Euro 2020

Edmond Tupja zbulon në “Pasó – Euro 2020” arsyen pse nuk e ndjek Kampionatin Europian…

Edmond Tupja ishte i ftuar në një lidhje telefonike në “Pasó – Euro 2020” ditën e sotme. Ai u shpreh mbi “Kampionatin Europian” si dhe tregoi arsyen pse nuk i sheh ndeshjet. Lidhur me skuadrën e tij të preferuar, Tupja u shpreh se është Franca, dhe kjo për një arsye më tepër personale.

Po për shkak se kam kaluar shtatë vite të jetës time. Dhe nga pikëpamja intelektuale Franca është atdheu im i dytë.

Gjatë bisedës për shuadrën e tij të zemrës, Tupja rikutjoi momentet më të dashura lidhur me të. Ai tregoi se momentet më të bukura për të janë kur Franca fitoi dy herë Kampionatin Europian dhe Kampionatin Botëror.

Ai u shpreh gjithashtu, lidhur me Kampionatin Europian, se nuk i sheh ndeshjet pasi qëndron në shtëpi për një arsye vërtet të rëndësishme, për t’u kujdesur për djalin e tij.

Unë nuk po e ndjek. Duhet të jesh me shok e shoqe, miq e mikesha. Duhet të jesh në një lokal. Unë kam përgjegjësi të shumëfishtë për familjen.

Tupja nuk harroi të shprehte mirënjohjen e tij për bashkëshorten. Ai tregoi se shtëpia e tij ka një shtyllë shumë të fortë që është gruaja e tij. Ai u shpreh se ajo është një heroinë e vërtetë, pa të do të ishte e pamundur.