BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Gossip Showbiz

“Efin e kam dashur sa Kiarën…”, Luizi bën deklaratën e papritur në “BBV- Live nga shtëpia”!

Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel, emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme, ku Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Sot është hera e fundit që do të zhvillohet “BBV Live nga shtëpia në TAR për këtë edicion, duke qenë se javën tjetër është finalja e madhe. Këtë herë Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro do të intervistojnë Luiz Ejllin, i cili është shprehur rreth marrëdhënies së tij me Efin tani dhe më përpara rihyrjes së saj në shtëpinë e “BBV2”.

Efin e kam dashur aq shumë sa e doja Kiarën, në tjetër drejtim kuptohet dhe nqs ka qenë momenti që kam dal nga vetja ka qenë kur u eleminua ajo…

Gjithashtu Luizi është shprehur se mes të gjithë banorëve që kanë qenë pjesë e “BBV2”, ata që ka dashur realisht dhe i ka pasur përzemër përveç Kiarës ishin:

Luizi: Efin, Kristin, Armaldon dhe Oltën