1këngëx2

Einxhel Shkira flet për dashurinë e saj për Dj DAGZ ekskluzivisht për TAR në lidhje direkte!

Sot nuk është vetëm Shën Valentini, por edhe ditëlindja e 24-ët e TAR. Për këtë ditë kaq të veçantë, radio e cila ka shoqëruar shtëpinë më të famshme në Shqipëri pati një lidhje direkte me 4 finalistët.

Einxhel ishte një ndër to, e cila jo vetëm bëri përshëndetje për partnerin e saj, Dj Dagz por edhe na tregoi se në këtë ditë kaq të veçantë do të donte të ishte me të. Teksa në sfond ishte vendosur kënga e Kejsi Tola- Më ke mua, banorja u shpreh se:

Dihet se për kë po mendoja, është mëse e qartë. Kam ndertuar nje instalacion se për kë mendoja unë. Patjeter që po mendoja Dagzin. Por më shumë se një dedikim i imi për të, është i tij për mua. Besoj se pjesën e Kejsi Tolës e ka shkruar Dagzi. Ky Shën Valentin është hera e parë që supozohej të festoja dhe prapë se festova me të dashurin tim. Nuk më besohet ende që po i them i dashuri im. Shën Valentini s’ka qenë festa ime e  preferuar, por do doja të isha me Dagzin, jo me këta të katërt këtu. Kur ndodhi puthja ime e parë me Dagzin, Trixa si një person shumë romantik më pyeti cila është kënga juaj dhe i vetmi tingull që kisha dëgjuar nga puthja jonë e parë ishte gërhitja e Ilirit. Po do mundohemi i thash, do gjejmë ndonjë gjë. Kur ishim në oborr po kërcenim, Dagz më tha të dua për herë të parë, kënga na përshtatej. Kënga ishte ‘Thinking out Loud’. Dagz të dua!